Rriten tarifat e patentës – Autoshkollat: Duhet të ishim njoftuar më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë indeksimin e të gjithë tarifave dhe shërbimeve.
Sipas këtij institucioni rritja e tarifave shoqërohet edhe me rritjen kohore të vlefshmërisë së dokumentit . Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Auto shkollave deklaron se duhet të ishin lajmëruar më parë dhe të bëhet transparencë me mënyrën si është arritur në këtë kosto.
“Nuk na vjen mirë që përballemi direkt me këtë, pa u lajmëruar. Si kanë nxjerrë koston si kanë nxjerrë problematikat për më gjatë duhet ti drejtoheni DPSHTR”, tha Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj.
Kjo shoqatë gjithashtu kërkon edhe zbatimin e 3 kërkesave kryesore të tyre që sipas tyre janë jetike për këtë sektor.
Në të gjithë vendin janë mbi 280 autoshkolla që sipas Gjinajt nëse nuk plotësohen këto kërkesa që i janë dërguar edhe institucioneve përgjegjëse do të përshkallëzojnë reagimin e tyre.