Është rritur bilanci i viktimave nga sulmi raketor rus mbi qytetin ukrainas Poltava.
51 persona kanë humbur jetën dhe 271 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga raketat balistike ruse, të cilat ranë fare pranë një akademie ushtarake dhe një spitali.
Forcat tokësore të Ukrainës konfirmuan se personeli ushtarak u vra në sulm.
“Njerëzit nuk kishin kohë të mjaftueshme për të shkuar në strehimoret e bombave pasi u ra alarmi i sulmit ajror”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) premtoi se ajo që ai e quajti “llumrat ruse” do të paguante për sulmin dhe përsëriti thirrjet për më shumë mbrojtje ajrore në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohej duke kryer sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë. Moska nuk ka komentuar mbi sulmin.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.