Është rritur bilanci i viktimave nga zjarret që kanë shpërthyer në Los Anxhelos. Ka shkuar në 10 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret katastrofike që prej dy ditësh vijojnë të përhapen me shpejtësi në zona të ndryshme të Los Anxhelos.
Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit për operacionet emergjente, në një përditësim të situatës, bëri me dije se zjarri i Eaton është përhapur në më shumë se 13,690 hektarë, dhe ka shkatërruar rreth 5,000 shtëpi dhe infrastrukturë.
Megjithatë, zjarrfikësit arritën të frenonin flakët në Hollivud Hills, por po punojnë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e West Hills, i cili sipas shefes së Zjarrfikësve në Los Angeles, Christine Crowley, pritet të “përhapet shpejt” për shkak të “erërave të forta”.
Christine Croëley tha se zjarri i Kenneth kishte djegur më shumë se 50 hektarë kur mbërritën ekuipazhet. Mbi 60 zjarrfikëse nga departamentet rajonale janë dërguar në terren për të vënë nën kontroll flakët.
Por teksa situata e zjarreve vijon prej dy ditësh të evakuojë mijëra qytetarë dhe të shkaktojë dëme të mëdha, si në jetë njerëzish ashtu edhe ato materiale, një mosmarrëveshje politike ka shpërthyer gjithashtu mes Donald Trump dhe demokratëve.
Trump sulmoi sërish ashpër guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili konsiderohet si shpresa e partisë së tij, si dhe presidentin në largim Joe Biden.
“Gavin Newsham duhet të japë dorëheqjen. Ai është fajtor për gjithçka”, deklaroi republikani përmes Truth Social.
Në një tjetër mesazh, Trump denoncoi “paaftësinë” dhe “keqmenaxhimin e dyshes Biden-Newsham”.
Presidenti i zgjedhur nuk hezitoi të argumentonte se Gavin Neësom po redukton aksesin në ujë dhe kërkoi që ai “të linte ujin të rrjedhë në gjendjen e tij të thatë, të uritur dhe të djegur” në vend që “ta dërgonte në Oqeanin Paqësor”.
Ai denoncoi me këtë rast edhe investimet për tranzicionin energjetik, të cilat i cilësoi si “para të kota” duke folur për një “mashtrim të ri të gjelbër”, siç e quajti “Green New Deal”.
Presidenti në largim Biden u përpoq të përgjigjet dje gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.
“Ka shqetësime për mungesë uji,” tha ai, para se të shpjegonte se në shumë raste, kompanitë e shpërndarjes së energjisë kanë mbyllur pjesë të rrjetit për të parandaluar shpërthime të reja zjarri dhe këto ndërprerje të energjisë e bëjnë të vështirë funksionimin e pompave të ujit. Gjithashtu, Biden nënvizoi se “ndryshimi i klimës është një realitet”.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët duke deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për pandemi…
Ministria e Bujqësisë ka informuar qytetarët në lidhje me gripin e shpendëve në vend, duke…
Ditën e sotme (10 janar) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike…
Këshilli i Ministrave miratoi sot standardet e planit të sigurisë e të elementeve të mbrojtjes…
Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve nga qyteti i Beratit, të kapërcejnë hatër mbetjet…
I pranishëm në mbrëmjen ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024 organizuar…
This website uses cookies.