Rritet çmimi i apartamenteve, Lohja: Shkak turizmi, tendencë rritje edhe në 6 muajt e ardhshëm
Krahas zhvillimit turisik, një tjetër arsye që agjentët imobilar shohin në rritjen e çmimeve të qirave dhe blerjeve është edhe zhvlersimi i monedhës euro. Gjatë 2 viteve të fundit po shihet një rritje e kërkesës, kryesisht nga emigrantët, për të investuar në vendlindje.
Lohja tregon se në 6 muajit e parë të këtij viti, në zonën A të qytetit, cmimi i blerjeve varion nga 1000-1200 euro metri katror.
Kjo rritje ka prekur në mënyrë masive zonën bregdetare ku apartamentet me pamje nga deti shkojnë deri në 2000 euro metri katëror nga 1300-1500 që ishte 3 vite më pare.
Sipas agjentëve imobilarë rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit pritet të vijojë edhe në 6 mujorin e dytë të këtij viti.