Rritet çmimi i banesave në Shkodër – Lohja: 1300 euro m² ka interes, por nuk ka banesa në shitje
Të blesh një banesë sot në Shkodër në krahasim me një vit më parë, kushton më shtrenjtë.
Sipas agjensive imobiliare, një metër katrot i banesave të vjetra varjon nga 90 deri në 100 mijë lekë, ndërsa ndërtimet e reja shkojnë nga 1200 deri në 1300 euro metri katrorë.
Kërkesat janë të mëdha, por jo të gjithë mund të sigurojnë një shtëpi.Kjo pasi ka më pak prona.
Kërkesa më e lartë për blerje, sipas të dhënave, janë kryesisht nga emigrantët që duan të investojnë pasuritë e tyre në prona në vendlindje.