Rritet çmimi i biletës drejt Tiranës, udhëtarët duhet të paguajnë 100 lekë më shumë

Të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë nga Shkodra në Tiranë dhe anasjelltas, do të duhet të paguajnë 100 lekë më shumë për biletën e udhëtimit.
Nga 400 lekë që ishte më parë bileta e udhëtimit, me autobusët e linjës së transportit publik, nga data 1 Maj do të paguajnë 500 lekë, pra 100 lekë më tepër.
Rritja e çmimit nuk është pritur mirë nga udhëtarët , sidomos nga pensionistët dhe ata që janë gjendje vështirë ekonomike.
Kreu i Shoqërise së Transportit të Udhëtarëve Ndërqytetas , Shkëlqim Delilaj tha se rritja me 100 lekë është brenda ligjit, pasi sipas akteve të miratuara nga Ministria e Financave, bileta e udhëtimit me autobus nga Shkodra në Tiranë dhe anasjelltas, duhet të jetë 500 lekë, por autobusët e kanë pasur 400 lekë për shkak të konsurencës së paligjshme të automjteteve të tjera, që operojnë në këtë linjë.
Arsye e ndryshimit të çmimit është edhe rritja e vazhdueshme e naftës e cila po behet e papërballueshme për shoqërinë.