Rritet çmimi i ujit në qarkun e Lezhës/Enti Rregullator i Ujit vendos çmimet e reja për Bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë

Nga data 5 prill i këtij viti, tre bashkitë që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët.Një vendim i fundit i Entit Rregullator të Ujit i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje të jetë i rishikuar dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2025.Aktualisht, qytetarët e njësisë së Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 pra gati 12% më shumë.Kategoria e vetme ku është rishikuar në rritje çmimi është ajo e familjarëve ndërkohë që për insitucionet publike dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat ekzistuese.Më shumë do të paguajnë edhe familjet e Kurbinit që nga 5 prilli çdo m3 ujë do ta paguajnë 45 lekë. Tarifa aktuale në fakt është 30 lekë/m3 për familjarët çka tregon se rritja është thuajse me 50 për qind. Për Mirditën, ku përfshihen Rubiku dhe Rrësheni, ERRU ka vendosur që familjarët të paguajnë çdo metër kub ujë me një tarifë 45 lekë teksa tarifa aktuale është 30 lekë, pra 50 për qind më shumë.Konkretisht për Lezhën për familjarët tarifa bëhet 19 lekë/m3 ujë nga 18 që është aktualisht, për bizneset 29 lekë dhe për insitucionet 25 lekë teksa më herët për këta dy të fundit ishte 27 lekë dhe 22 lekë.Për Kurbinin, Rubikun dhe Rrëshenin tarifat e miratuara janë 15 lekë m3 për familjarët dhe 25 lekë për bizneset dhe insitucionet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

1 hour ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

1 hour ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

1 hour ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

1 hour ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

1 hour ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

1 hour ago

This website uses cookies.