Rritet interesi për librin në Lezhë – Rikonstruksioni i bibliotekës dhe pasurimi me libra, ndikim pozitiv
I cilësuar në çdo kohë, si thesar i çmuar i botës së brendshme të njeriut apo si kultivues i vlerave të dijes, interesi për librin në Lezhë po vjen në rritje.
Numri i frekuentuesve në bibliotekën “Gjergj Fishta” është i konsiderueshëm, ku dominojnë të rinjtë.
Kjo është bërë e ditur nga përgjegjësi i bibliotekës Albert Çuko, sipas të cilit rikonstruksioni i godinës dhe pasurimi me libra të rinj, ka patur ndikim pozitiv.
Biblioteka “Gjergj Fishta” ka një fond të pasur librash ku numërohen rreth 38 mijë tituj dhe 100 mijë ekzemplarë.
Biblioteka publike e Lezhës u rikonstruktua në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmeti, duke i kthyer këto ambiente në kushte bashkëkohore për lexuesit dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.