Rritet interesi për librin/ Të rinjtë në Shkodër me dëshirë për të lexuar
Interesi për të lexuar ka pësuar rritje kohët e fundit. Punonjësit e librarive në Shkodër tregojnë se krahas lexuesve të rregullt të rinjtë po shfaqin interes për të lexuar ndërsa zhanret më të pëlqyera janë artistikë dhe historik.
“Kohët e fundit, sidomos student e nia po marrin libra e po lexojnë vazhdimisht. Botimet e Kadares, janë ndër librat më të shitura”, tha librashitësi.
Ndërkohë edhe në bibliotekën publike të “Marin Barleti” paraqitet çdo ditë një numër i lartë qytetarësh për të huazuar libra apo për të përdorur ambjentet e saj për të lexuar.
Pasurimi i vazhdueshëm i bibliotekës me libra të rinj është një ndër arsyet e rritjes së numrit të lexuesve.