Rritet interesi për sigurimin vullnetar – Viti 2024 ka shënuar rritje të atyre që derdhin kontribute vullnetare për pension

violeta staka sigurimet shoqerore

Nga viti në vit, interesi i shkodranëve për të derdhur kontribute vullnetare për sigurimin e një pensioni ka ardhur duke u rritur.

 Për vitin 2024, shifrat flasin për thuajse 300 persona që kanë bërë sigurim vullnetar ose rreth 50 më shumë se në vitin 2023.

 Si rrjedhojë, në DRSSH Shkodër janë derdhur mbi 35 milionë lekë të ardhura.

Kategoria më e interesuar mbetet ajo në prag të pensionit me qëllim plotësimin e viteve minimale që është 15.

Rritje për sigurimin vullnetar ka patur edhe nga të vetëpunësuarit në bujqësi teksa për vitin 2024 janë regjistruar afërsisht 3400 persona duke krijuar rreth 300 milionë të ardhura.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.