Rritet kërkesa për veterinarinë/Në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” më shumë vajza se vitet e kaluara
Kërkesa e tregut të punës për veterinerë, ka nxitur të rinjtë që të bëhen pjesë e degës veterinari. Në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” deri tani janë regjistruar 31 nxënës, ku numrin më të lartë e zë profili i degës veterinari.Drejtori i kësaj shkolle Ruzhdi Kapedani thotë se ajo që bie në sy është se kjo degë po preferohet shumë edhe nga vajzat, numri i të cilave çdo vit ka ardhur në rritje.
Së fundmi kërkesat e tregut po bëjnë që edhe sjellja e të rinjve të ndryshojë.Me shkollat profesionale ata marrin shpejt një profilizim dhe bëhen më të aftë për të siguruar një vend pune.Hapja e degës veterinari disa vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër, pa lënë jashtë teknologjinë ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.