Rritet numri i denoncimeve online – iSIGURT.al publikon raportin: Pjesa më e madhe nga TikTok

iSIGURT.al

Gjatë një forumi të organizuar këtë të enjte (13 shkurt) u publikua Raporti Kombëtar i Incidenteve Online, të raportuara gjatë 2024-ës pranë iSIGURT.al, ALO 116 dhe Policisë së Shtetit.

Sipas të dhënave, numri i denoncimeve krahasuar me një vit më parë është në rritje. Nga 407 raportime për vitin që lamë pas, kryeson Tirana me 196 incidente, të ndjekura nga Durrësi dhe Kukësi. Ndërsa përsa i takon gjinisë, referuar këtij raporti, vajzat vijojnë të mbeten viktimat kryesore që përbëjnë 62 përqind të rasteve.

Të dhënat e incidenteve të raportuara nga fëmijët dhe adoleshentët gjatë vitit 2024 nga iSIGURT.al:

407 incidente raste

236 raste janë raportuar nga vajza dhe gra

168 nga djem dhe burra

TikTok 209 raste të raportuara

Instagram 118 raste të raportuara

Brenda një dekadë u arritën të mbyllen afro 10 mijë profile dhe komente.

Në raportin kombëtar të gjitha në faqen e re të iSIGURT.al janë thuajse mbi 10 mijë faqe, profile, komente, url të mbyllura përgjatë një periudhe 10-vjeçare”, deklaroi Altin Hazizaj, Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA).

Format më të shpeshta mbeten shantazhet përmes fotove dhe videove si dhe bullizmi.

Realiteti i fëmijëve është i tillë që tregon për një fakt të thjeshtë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, nuk është një hapësirë e sigurtë për fëmijët”, tha Hazizaj.

Raporti tregon se adoleshentët zënë numrin më të madh të rasteve të denoncuara, ndërsa klasifikimi i incidenteve tregon se përndjekja, kërcënimet dhe shantazhet përbëjnë rrezikun kryesor për të fëmijët dhe të rinjtë me 177 raste, ndërsa bullizmi dhe gjitha e urrejtjes renditen të dytat për vitin 2024.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.