Rritet numri i pasagjerëve nga ajri, Rama: Vjen si rezultat i zhvillimit të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur klasifikimin për muajin mars të rritjes së numrit të pasagjerëve nga ajri. Sipas Ramës në raport me vitin 2019, numri i pasagjerëe nga ajri është rritur.

Rama thekson se rritja e numrit të udhëtarëve është si rezultat i zhvillimit të turizmit.
Ai shkruan se zhvillimi i turizmit reflekton edhe në ekonominë e vendit.

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta🇦🇱🦅

Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetin social në Facebook, teksa e shoqëron edhe me tabelën e klasifikimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.