Rritet numri i zyrave të këmbimit valutor
Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” bëjnë të ditur se numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit.
Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 14 zyrave ekzistuese.
Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2023 ushtronin aktivitetin 621 zyra gjithsej të këmbimit valutor. Viti që lamë pas regjistron numrin më të lartë të zyrave të këmbimit valutor që nga viti 2015-të.
Krahasuar me vitin e kaluar numri i zyrave të këmbimit valutor të licencuara nga Banka e Shqipërisë është rreth 6.5% më i lartë.
Shifrat tregojnë se në vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 583 zyra të këmbimit valutor. Ndërkohë, nëse krahasimin e bëjmë më vitin 2015-të, shohin se numri i tyre në vitin 2023 është rritur me rreth 56.4%.