Categories: LajmeEkonomi

Rritet përsëri çmimi i naftës- Shitja me shumicë pasqyron bursën e Mesdheut, jo kursin e këmbimit

Është rritur çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri. Një numër biznesesh që tregtojnë me pakicë këtë produkt, kanë ndryshuar befas çmimin në tabela, duke e rritur atë.

Rritja e fundit, pas një periudhe të gjatë me çmime të fiksuara për naftën dhe benzinën duket se pasqyron tregun e këtij produkti në çmimin Plats të Mesdheut, ku orientohet çmimi shqiptar i shitjes me shumicë.

Radio Televizioni Shqiptar ka informacionin e plotë nga Shërbimi Doganor Shqiptar ku pasqyrohet çmimi ditor i zhdoganimit të naftës. Sikurse e vini re nga informacioni i posaçëm për zhdoganimin e naftës, në datën 2 janar një ton naftë është zhdoganuar me 792 USD për ton, përfshirë edhe të ashtuquajturën premio, që tregtarët e naftës e pasqyrojnë në çmimin final.

Në 18 Janar ky çmim shënon shifrën prej 843 USD/Ton, sipas bursës Platz të Mesdheut.

Kjo rritje e çmimit prej mbi 50 USD për ton është pasqyruar menjëherë në tabelat e shitjes me pakicë, edhe pse jo të gjithë blerësit me shumicë kanë importuar naftën me këto çmime në tregun e shitjes me shumicë.

Evidentohet ajo që ndodh gjithnjë në Shqipëri në rastin kur rritet çmimi në bursë dhe që nuk ndodh pothuajse ansjëherë kur ulet ky çmim.

Po ndërsa naftë në bursë është rritur monedha me të cilën blihet ky produkt, pra dollari amerika ka një tjetër treg.

Një dollar është këmbyer me rreth 95 lekë në mesin e janarit, me 93 lekë në 28 dhjetor të vitit të kaluar me dhe 100 lekë për një USD në nëntor. Këto luhatje të modheës amerikane nuk janë pasqyruar në çmim, duke e mbajtur një litër naftë deri në 189 lekë.

Rritja e çmimit në dy ditët e fundit lidhet edhe me ndryshimin e akcizës së naftës. Por edhe ky tregues bëri një përjashtim, sepse nuk u rrit sipas inflacionit, por sipas një vendimi të qeverisë me vetëm 1,5 për qind të akcizës ekzistuese.

Në ndërkohë bursat ndërkombëtare në Londër dhe Teksas  që kuotojnë kontratat paraprake të naftës së papërpunuar tregojnë se pas rritjes së çmimit në fundit e vitit deri ne 80 USD për fuçi, shënojnë ulje në mesin e muajit janar të këtij viti. Konjuktura ndërkombëtare flet për një ulje të mëtejshme të naftë së papërpunuar.

Por ky tregues pasqyrohet vetëm psikologjikisht në Shqipëri.

Ndërsa në tabelat e shitjes me pakicë vijon të shfaqet rritja e çmimit të produkteve hidrokarbureve, që ndikohet nga çmimi i tregut mesdhetar dhe jo nga vlera e moedhës amerikane me të cilën blihet nafta në tregun e shumicës.

Edhe rritja e menjëhershme dhe pothuajse uniformë e çmimit nuk duket se përbën problem për autoritetet publike.

Një çmim më i lartë në treg, do të thotë më shumë të ardhura nga akciza e naftës dhe tatimi i vlerës së shtuar, që arkëtohen në buxhetin e shtetit dhe më shumë shpenzime nga xhepi i konsumatorit dhe përdoruesit të mjeteve motorike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

10 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

12 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

13 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

13 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

13 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

13 hours ago