Categories: LajmeEkonomi

Rritja e çmimeve- Ekspertët analizojnë efektin sezonal dhe politikën e BSH-së

Raportimet zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe të Institutit të Statistikave bëjnë të njohur një rënie të inflacionit të matur në muajin e fundit. Sipas tyre treguesi i çmimeve të konsumit vjen në ulje, edhe pse perceptimi i blerësve flet për një rritje të ndjeshme të shportës së mallrave të konsumit.

Banka e Shqipërisë, metodologjikisht mat vetëm 60 për qind të shportës, duke përjashtuar ushqimet dhe energjinë si njësi që kanë frekuencë të lartë ndryshimi mujor.

INSTAT ndjek të njëjtin standard sipas metodologjisë së EUROSTAT.

Ekspertët thonë se janë disa sektorë që sjellin ndikim të dukshëm në matjen e inflacionit. Edhe pse ky muaj shënon rënie, duke shënuar nivelin më të ulët që nga shkurti 2022, ndikimin kryesor në masën prej 8.2%  e ka dhënë transporti.

Përveç kësaj, fluksi i turistëve duket se ka ndikuar në çmimet e argëtimit, të cilat janë rritur me 7.6% në terma vjetorë.

INSTAT thotë se edhe inflacioni i ushqimeve pësoi një ngadalësim të lehtë. Pavarësisht nga moderimi, kostot e ushqimeve vazhdojnë të kontribuojnë ndjeshëm në inflacionin e përgjithshëm, kryesisht duke reflektuar rënien në çmimet në tregjet e huaja. Mbiçmimi i ndjeshëm i lekut ka ende një efekt të lartë bazë.

Duke parë në të ardhmen, ekspertët parashikojnë që presionet inflacioniste do të vazhdojnë. Kjo pritshmëri nxitet nga perspektiva e rritjes dyshifrore të pagave në vitin 2023, me rritje të mëtejshme të planifikuara për vitin 2024, si dhe faktorë si indeksimi i pensioneve dhe trajektorja e çmimeve të naftës.

Sipas ekspertit Fjorent Rushi, nga Raiffaisen Bank International deklaron se “Vendimi i Bankës së Shqipërisë që rriti normën e interesit me 25 pikë për qindje, nga 3 në 3.25% në fillim të nëntorit, pas një pauze 7-mujore, mbështet besimin tonë se presionet inflacioniste brenda vendit janë më të mëdha se sa priste fillimisht banka qendrore. Kombinimi i një tregu të ngushtë pune dhe rritjeve të pritshme të pagave për vitin e ardhshëm do t’i intensifikojë më tej këto presione, duke e bërë sfiduese arritjen e objektivit prej 3% deri në vitin 2024″.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar se do të rrisë përsëri normën bazë të interesit deri në 4,5 përqind, edhe pse simotrat e saj në Europë dhe në Botë po planifikojnë uljen graduale të kësaj norme dhe lehtësim monetar, duke filluar nga viti 2024.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.