Categories: LajmeSocialeEkonomi

Rritja e çmimeve/ Tregtarët e pakicës thonë se përcaktohen nga shumica

Prodhimet e vendit nuk janë të mjaftueshme për tregun shqiptar ndërkohë që çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur.

Tregtarët e pakicës shprehen se çmimi përfundimtar nuk rritet prej tyre por prej shumicës dhe për ta ka rënë fuqia blerëse.

Çmimet vazhdojnë rritjen edhe nga shumica dhe vazhdojnë rritjen se edhe prodhimi është i pakët. Patjetër që ka rënë dhe blerja”, shprehet tregtari.

Qytetarët nga ana tjetër, theksojnë se çmimet vijojnë të rriten dhe kanë vështirësi t‘i përballojnë sidomos pensionistet që tregojnë se pa ndihmë, sidomos të fëmijëve nuk ia dalin dot.

Jam pensioniste dhe më shumë vështirësi. Jam vetëm pa fëmijë dhe jemi të detyruar të hamë më pak, se duhen blerë edhe ilaçet”, shprehen pensionistet.

Sipas Institutit të Statistikave, në shtator rritjen më të madhe të çmimeve e ka pësuar pikërisht gupi  “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.80 pikë përqindje, krahasuar me gushtin e 2023, ndërsa nëse krahasohen muajt me njeri-tjetrin në shtator, çmimet e ushqimeve janë rritur me 7.9% krahasuar me shtatorin e një viti më parë.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

3 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

3 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

3 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

3 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

3 hours ago

This website uses cookies.