Rritja e efikasitetit në përballimin e sfidave të integrimit , Spiropali takim me Ambasadorin britanik
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nikolas Abot (Nicholas Abbott).
Në takimin mes tyre, marrëdhëniet Shqipëri-Itali kanë qenë në fokus. Spiropali dhe Abot vunë theksin edhe te bashkëpunimi në Kuvend për rritjen e efikasitetit në përballimin e sfidave të integrimit europian, proçesin e thellimit e reformave dhe kontributin e Shqipërisë në rajon.
“Prita sot në Kuvend Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott.
Marrëdhëniet e gjithëanshme dhe të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin në fokus të takimit, ku u theksua bashkëpunimi në Kuvend për rritjen e efikasitetit në përballimin e sfidave të integrimit europian, proçesin e thellimit e reformave dhe kontributin e Shqipërisë në rajon”, thuhet në njoftim.