Rritja e fluksit të udhëtarëve në Rinas shoqërohet me shtim të personelit të shërbimit
Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse e turistëve në Shqipëri, gjatë 3 mujorit të parë të 2024 ka pritur rreth 900.000 pasagjerë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Për të përballuar fluksin në rritje të udhëtarëve, evituar pritjet e gjata apo oraret e gjata të shërbimit nga ana e efektivëve të policisë së Kufirit e Migracionit, autoritetet po synojnë shtimin e numrit të tyre, duke zbatuar edhe standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një vizite në aeroport, ku pa nga afër punën e efektivëve blu.
Shqipëria përjetoi në vitin 2023 ecurinë më të mirë të turizmit në histori, ku mbi 10.1 milionë shtetas të huaj hynë në vend.
Gjatë vitit 2024 Shqipëria parashikohet që të presë një numër edhe më të madh turistësh se vitin e kaluar. Planet e autoriteteve flasin për pritjen e 14 milionë turistëve.