Categories: AktualitetLajme

Rritja e numrit të turistëve, Autoriteti i Avicionit Civil: Nevojiten më shumë investime në infrastrukturë

Ambiciet për të zhvilluar turizmin po sjellin një zgjerim të sektorit të fluturimeve në Shqipëri. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e rendit Shqipërinë në vendin e parë sa i takon fluksit ajror të pasagjerëve për muajin prill të këtij viti. Klasifikimi më i fundit nga ky institucion tregon për një rritje me 260.8% në pasagjerëve e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë për RTSH, bën me dije se fluksi i shtuar i turistëve ka bërë që të ketë nevojë për më shumë investime sa i përket infrastrukturës aeroportuale.

Rritja konsiston në rritje e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e aviacionit civil që konsiston në konkurrencë, organizim tregu dhe infrastrukturë të mirë aeroportuale”, tha Et’hemaj.

Por cilat janë parashikimet për muajt e verës?

Pikun e presim në gusht ku presim 1.3 deri në 1.4 mln pasagjerë për muajin gushte dhe 8 mijë deri në 9 mijë fluturime. Ndërkohë që gjatë gushtit presim të operojnë 50 operatorë ajror të cilët janë 36 kompani ajrore dhe 14 operatorë turistik”, deklaroi Et’hemaj.

Në klasifikimin e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Shqipëria lë pas vende me traditë në turizëm si Kroacia, Franca, Greqia, Portugalia dhe Turqia.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

54 minutes ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

1 hour ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

1 hour ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

1 hour ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

1 hour ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 hour ago

This website uses cookies.