Rritja e pagave në pushtetin lokal
Qeveria shqiptare po shikon mundësinë e rritjes së pagave për punonjësit e pushtetit lokal. Ndërkaq në mbledhjen e Keshillit konsultativ te Njesive te Qeverisjes Vendore, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, bëri të ditur se ndryshimet e reja parashikojnë pagat të njëjta për punonjësit në çdo bashki të vendit.
Deri tani pagat e punonjësve në pushtetit lokal kategorizoheshin sipas madhësisë së bashkive.
Bashkia e Tiranës si bashkia me e madhe në vend kishte pagat më të larta.
Zoti Mazniku u bëri thirrje bashkive të riformatojnë mënyrën e funksionimit të tyre duke ndarë pjesën politikbërëse me pjesën e shërbimeve.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, prezantoi nismën e dalë nga marrëveshja me universitetin dhe i kërkoi bashkive që të hapin dyert për internshipet e studentëve.