Rritja e pagave nga 1 korriku, Spiropali: Përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës shtetërore!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi të martën se përmes zbatimit të politikës së rritjes së pagave, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë.

Në një deklaratë për mediet, Spiropali tha se “më 26 qershor, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet specifike që përcaktojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në Buxhetin e këtij viti. Miratimi i këtyre vendimeve është një premtim i mbajtur i Qeverisë, një reformë madhore e nisur në vitin 2023, e cila avancon kështu në këtë fazë të dytë të politikës së rritjes së pagave, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore”.

Spiropali u shpreh se “synimi ynë është ofrimi i punësimit cilësor dhe pagë konkurruese”.

“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen duke nisur nga 1 korriku, me një kosto të të përllogaritur prej afro 11 miliard lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliard lekësh. Nga kjo politikë e rritjes së pagave për vitin 2024 përfitojnë; Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, të ndarë sipas nivelit dhe ciklit arsimor përkatës; Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Punonjësit e nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) dhe punonjësit mbështetës”, tha Spiropali.

Prej datës 1 korrik, vijoi Spiropali, mbi 30 mijë punonjës të sistemit arsimor parauniversitar: mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë do të përfitojnë nga politika e re e pagave.

“Pagat për punonjësit mësimorë këtë vit rriten me 33%, duke pasuar rritjen me 7% të vitit 2023. Paga mesatare për mësuesit e arsimit parauniversitar shkon në 950 Euro, duke e rritur mesatarisht me 18.000 lekë në muaj pagën mujore të mësuesve. Me rritjet e reja të pagave në korrik do të kemi rritje akoma më të madhe për mjekët e përgjithshëm. Një rritje prej 20 mijë lekë mbi pagën aktuale ndërsa për infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale. Janë afërsisht 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të përfitojnë nga kjo rritje e dytë në korrik. 3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave”, bëri me dije Spiropali.

Rritja e pagave në sektorin e bujqësisë është një masë e rëndësishme që sjell një sërë përfitimesh për 1770 të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet e varësisë. Efekti i këtij vendimi përfshin: Mesatarisht 13% rritje për 71% të strukturave, përfshirë veterinerët, agronomët, inspektorët, zooteknikët etj.

“3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave. Ky vendim realizon rritjen e pagave bazë për gradë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, mesatarisht në masën nga 13.82% deri në 34.63%, sipas gradave të punonjësve. Niveli i pagave për personelin ushtarak ka ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre dy viteve të fundit, ndërkohë që duke shtuar dhe rritjen e parashikuar me këtë vendim prej 7 deri në 22% rritja e pagave të ushtarakëve arrin deri në 60% në referencë të vitit 2022. Efektet financiare për rritjen e pagave të personelit ushtarak të Forcave të Armatosura, për vitin 2024 është në vlerën 900 milionë lekë”, tha Spiropali.

Spiropali tha se “politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit: “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.