Categories: AktualitetLajme

Rritja e pagave për mësuesit, Manastirliu: Masë direkte për të nxitur të rinjtë të zgjedhin mësuesinë

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se rritja historike e pagave për mësuesit në pagën mesatare 950 euro, do të jetë një faktor ndikues që të rinjtë të zgjedhin të studiojnë degët e mësuesisë.

Nga 1 korriku fillon rritja e pagave për mësuesit tanë, sigurisht që rritja e pagave si një rritje historike na çon në një nivel të ri. Rrit dinjitetin e mësuesit, rrit motivimin dhe nga ana tjetër do të rrisë edhe interesin e të rinjve, intertesin e maturantëve për të zgjedhur degët e mësuesisë”, tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë interpelancës për mbështetjen e studenteve të degëve prioritare me pagesë sa paga minimale, 40 mije lekë të reja, Ministrja Manastirliu tha se kjo është nxitje e studentëve drejt atyre degëve, të cilat janë të nevojshme për tregun e punës, siç janë mësuesia, shkencat, bujqësia apo inxhinieritë specifike.

Sipas buxhetit të miratuar vjetor, buxheti i parashikuar për bursat prioritare është rreth 1.5 milion euro. Nuk mendoj që ju mendoni që është pak të mbështeten 334 studentë në degët prioritare. Nuk mendoj që ju mendoni se është pak të mbështesësh me 1.5 milion euro në vit dhe në kumulativ 5 vjeçar mbi 6 milion euro të shkojnë për mbështetje të kuotave prioritare plus edhe tarifa zero. Sot kemi 334 studentë që studiojnë në këto degë dhe në 3 vitet e ardshme do të shkojnë aty ku ka nevojë vendi”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se është duke u rishikuar lista e programeve prioritare, duke evidentuar fushat e prioriteteve bazë për ta bërë programin më të targetuar më qëllim plotësimin e nevojave dhe kërkesave që imponon koha dhe zhvillimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

18 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

19 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

19 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

19 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

19 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

19 hours ago

This website uses cookies.