Rritja e pagave të pushtetit vendor, Mazniku: Unifikim për të gjitha bashkitë
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbër Mazniku bëri me dije se në mbledhjen e sotme (1 gusht) të Këshillit të Ministrave u konkludua procesi i rëndësishëm për rritjen e pagave të pushtetit vendor.
Mazniku u shpreh se në bazë të këtij vendimi, bëhet riklasifikim i nivelit të pagave, duke i bërë ato të unifikuara.
Sipas Maznikut, ky vendim do u japë mundësi bashkive që të tërheqin nga tregu në mënyrë konkurruese profesionistë; të jenë sa më eficente; të kenë mundësi të rrisin treguesit e performancës dhe që kjo e fundit të jetë e lidhur gjithashtu edhe me financimet.
”Konkluduam një proces të rëndësishëm që nisi me dialogun vendor, pagat e pushtetit vendor. Kjo është një reformë strukturore e cila merret me ristrukturimin e bashkive, stafet e tyre në 3 grupime të mëdha: një grupim i cili merret me planifikimin dhe monitorimin e politikave: një grupim që kryen funksionet që bashkia i krye vetë dhe janë pjesë ligjore e bashkinë: një grupim që bën funksionet që bashkitë zgjedhin ti bëjnë vetë apo t’i kontraktojnë.
Riklasifikuam nivelet e pagave duke ndryshuar skemën nga një skemë që i ndante bashkitë në 5 grupime dhe në varësi të madhësisë së bashkisë kishte dhe nivele të ndryshme pagash, në nivele pagash të unifikuara të të gjitha bashkive duke dhënë mundësinë që një person që është jurist merr paga të ngjashme në të gjitha bashkitë, një punonjës social, e kështu me radhë, etj;,
Rritja e pagave të të gjitha bashkive dhe rritja e minimumeve dhe maksimumeve të reja ën të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara të pagave.
Një ndër problemet që kanë bashkitë: cilësia dhe mundësia e tyre për të ushtruar funksionet në varësi të kapaciteteve njerëzore që ato kanë.
Ky vendim do u japë mundësi bashkive që të tërheqin nga tregu në mënyrë konkurruese profesionistë dhe të jenë eficente, financimet të jenë të lidhura me treguesit e performancës“, tha Mazniku.