Rritja e pensioneve/ Shkodër, rreth 50 mijë pensionistë përfitues
Prej 1 dite më parë rreth 50 mijë pensionistë në qarkun e Shkodrës kanë përfituar pensionin e rritur në masën 8.6%. Drejtorja Vjoleta Staka tregon se kjo rritje prek çdo kategori të pensioneve. Qeveria e ka detyrim ligjor indeksimin e pensioneve në normën mesatare vjetore. Vendimi i fundit përveç tre muajve të mbetur do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht parashikimeve për uljen e inflacionit. Indeksimi sipas përllogaritjeve nga INSTAT do të kompensojë të gjithë çmimet e rritura nga një vit më parë.