Rritja e tarifës së ujit/Këshilli Bashkiak Shkodër unanimisht jep mendim kundër përmes votës
Të gjitha grupet politike në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, kanë votuar kundër rritjes së tarifës së ujit të pijshëm dhe të shërbimeve të tjera që ofrohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime. Në mbledhjen që zgjati rreth 3 orë e gjysmë, këshilltarët dhanë edhe argumente pse do të votonin kundër.Nisma e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifave, ngjalli reagime të shumta të qytetarëve, edhe përmes rrjeteve sociale, duke e kundërshtuar fuqishëm. Këshilltarët bashkiakë, e përkthyen në votë këtë ndjeshmëri, duke u rreshtuar në krah të qytetarëve, pavarësisht grupimeve politike të ndryshme të këshillit bashkiak.