Rritje e bashkëpunimit në turizëm, Kumbaro nënshkruan deklaratë me homologun izraelit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nënshkroi deklaratë për shtimin e bashkëpunimit me Izraelin në turizëm.
Kumbaro njoftoi në rrjetet sociale se gjatë takimit të CEU nënshkroi me homologun Haim Katz, ministër i Turizmit i Izraelit.
Deklarata ka të bëjë me shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në turizëm.
Gjatë vitit 2023, mbi 13 mijë turistë izraelitë e vizituan Shqipërinë, ndërsa në tre muajt e parë të vitit 2024, mirëpritëm 53% më shumë turistë nga Izraeli se e njëjta periudhë e një viti më parë.
“Nisim që këtë javë një promovim në Izrael, ku Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, nën sloganin “Albania All Senses” organizojnë një event promovues me turoperatorët izraelitë shumë të interesuar për Shqipërinë si destinacion turistik”, njoftoi Kumbaro.