Rrjeti elektrik i amortizuar, banorët e Dajçit: Mungojnë investimet, rrjeti elektrik që në vitin 1976

Në njësinë administrative të Dajçit, në Bashkinë  e Shkodrës, qindra familje përballen vazhdimisht me mungesë të furnizimit me energji elektrike. Kjo vjen për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës, në të cilin nuk është investuar asnjeherë tjetër që nga  viti 1976, shprehen banorët e zonës. Madje banorët kanë improvizuar vetë kundërpesha të varura tek telat elektrike, për të shmangur të paktën masën e telave për shkak të erës.

Drejtues të OSHEE e pranojnë problemin, ndërsa thonë  se shpejt do të bëhen disa investime në fshatrat që kanë problemet më të mëdha me rrjetin elektrik, përfshirë edhe Dajçin .Gjatë javës, banorët kanë patur probleme me energjinë. Kanë mjaftuar reshjet e ditëve të fundit si dhe era gjatë natës për të sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.