Rrjeti elektrik i amortizuar / Banorët e Dobraçit : Vazhdimisht nuk kemi energji elektrike
Ndërsa është drejt përfundimit rikonstruksioni i rrugës “Isaj” në fshatin Dobraç në Njësinë Administrative Rrethina, duke i ardhur kështu në ndihmë banorëve të kësaj zone, problem për ta mbetet rrjeti i energjisë elektrike që është krejtësisht i amortizuar.
Shtyllat rrezikojnë të bien dhe telat e korentit janë shumë poshtë me tokën dhe nuk kanë asnjë masë sigurie. Përveçse kanë krijuar probleme në furnzimin me energji, janë kthyer edhe në rrezik për jetën e banorëve.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të riparuar rrjetin elektrik.
Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem jo vetëm në këtë njësi, por edhe në shumë të tjera që bëjnë pjesë në bashkinë e Shkodrës.