Rrjeti elektrik i amortizuar, banorët e Postribës: Luhatja e tensionit na ka djegur pajisjet elektroshtëpike

6 fshatra në njësinë administrative Postribë një pjesë të ditës e kalojnë në terr për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar. Sipas banorëve luhatjet e energjisë ju kanë sjellë shpesh dhe dëmtimin e paisjeve elektroshtëpiake dhe askush nuk është përgjigjur për dëmet e shkaktuara.
Në disa zona vetë banorët kanë improvizuar kundërpesha të varura tek telat elektrike për të shmangur të paktën masën e telave për shkak të erës.Zgjidhja përfundimtare për banorët e Postribës është investimi në të gjithë rrjetin.Pak muaj më parë OSHEE bëri të ditur se është duke u punuar për projektin dhe se shumë shpejt do të nisë puna për të investuar për rrjetin e ri.