Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës vazhdon të jetë një ndër problematikat kryesore.

Prej disa ditësh, në fshatin “Samrish i Poshtëm” ka probleme të vazhdueshme me energjinë, si pasojë e motit të keq, që ndikon direkt në  rrjetin elektrik të amortizuar në këtë zonë dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra.

Është një rrjet i amortizuar në të gjitha aspektet, shumë problematik.

 Njerëzit shpesh herë ngelin pa energji elektrike, sa herë moti përkeqësohet,  shprehen banorët.

Përgjatë këtij viti, OSHEE ka pranuar se do të bëjë disa investime në fshatrat që kanë problemet më të mëdha me rrjetin elektrik, ndërkohë pritet që koha të tregojë nëse kërkesat dhe problemet e këtyre banorëve do të gjejnë zgjidhje pas shumë dekadash pritjeje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.