Rrjeti elektrik i amortizuar në Dajç/ Banorët: Mungojnë investimet prej shumë vitesh
Banorët e fshatrave të njësisë administrative Dajç në bashkinë e Shkodrës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe mungesës së investimeve prej shume vitesh.
Banorët thonë se nuk kanë parë ndërhyrje në rrjetin elektrik që nga viti 1967, kur janë vendosur për herë të parë, ndërsa shpesh herë ngelin pa energji elektrike për shkak të një ere të lehtë apo reshjeve. Megjithëse është premtuar shpesh herë për investime në shpërndarjen e energjisë, Dajçi vazhdon të vuaj prej dekadash furnizimin e dobët me energji elektrike.