Rrjeti elektrik i amortizuar, në rrugë të Prekalit janë rikthyer rrëshqitjet e dherave
Shtyllat elektrike në fshatrat Ura e Shtrenjtë dhe Prekal janë një problem për banorët që jetojnë në këto zona. Prej vitesh, për shkak të amortizimit të telave dhe shtyllave, energjia që mbërrin në shtëpitë e banorëve është e dobët dhe vazhdimisht shkëputet.
Përveç këtij, problem që këto fshatra kanë me energjinë elektrike, nga Ura e Shtrenjtë e deri në Prekaj janë rikthyer rrëshqitjet masive të gurëve dhe dherave. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, sepse në disa segmente është bllokuar njëri krah i rrugës.
Zona e Prekalit është një hapësirë që premton për të ardhmen. Edhe pse i vogël, ky fshat ka vlera të mëdha natyrore dhe kulturore.