Rrjeti elektrik i amortizuar / Në zonën e Bardhajve mungojnë investimet prej shumë vitesh
Banorët e fshatrave Bardhanjor dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe mungesës së investimeve prej shumë vitesh. Shtyllat elektrike janë të amortizuara, kurse telat rrezikojnë të bien përgjatë rrugës. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje.Ndërsa kabina elektrike është jashtë çdo lloj kushti sigurie. Dera e kabinës mbyllet vetëm me një tel të hollë. E gjitha e shtrirë, përmes banesave, aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.
Ndërsa me frikën e këtij fenomeni përballen çdo ditë fëmijët që përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.Banorët jashtë kameras thonë se nuk mbajnë mend që kur në territorin e tyre nuk është investuar në këtë drejtim.Megjithëse është premtuar shpesh herë për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Bardhajt vazhdojnë të vuajnë prej dekadash furnizimin e dobët me energji elektrike.