Categories: LajmeSociale

Rrjeti elektrik i amortizuar  / Në zonën e Bardhajve mungojnë investimet prej shumë vitesh

Banorët e fshatrave Bardhanjor dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina  në Bashkinë e Shkodrës vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji elektrike, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe mungesës së investimeve prej shumë vitesh. Shtyllat elektrike janë të amortizuara, kurse telat rrezikojnë të bien përgjatë rrugës. Banorët janë të vetmit ata që kujdesen herë pas here për të evituar ndonjë ngjarje.Ndërsa kabina elektrike është jashtë çdo lloj kushti sigurie. Dera e kabinës mbyllet vetëm me një tel të hollë. E gjitha e shtrirë, përmes banesave, aty ku rreziku për banorët është edhe më i lartë.

Ndërsa me frikën e këtij fenomeni përballen çdo ditë fëmijët që përshkojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.Banorët jashtë kameras thonë se nuk mbajnë mend që kur në territorin e tyre nuk është investuar në këtë drejtim.Megjithëse është premtuar shpesh herë për investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Bardhajt vazhdojnë  të vuajnë prej dekadash furnizimin e dobët me energji elektrike.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Media gjermane “Merkur.de”: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…

4 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë

Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…

4 hours ago

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 2 prill 2025

DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…

4 hours ago

Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

4 hours ago

Ndërron jetë në moshën 65 vjeçare ylli i kinematografisë, Val Kilmer

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…

5 hours ago