Rrjeti elektrik i amortizuar/Telat e korentit rrezik për banorët e fshatit Shtoj i Ri
Krahas problemeve me infrastrukturën rrugore banorët e fshatit Shtoj i Ri në Njësinë Administrative Rrethina po ndeshen edhe me amortizmin e energjisë elektrike. Rrjeti elektrik është tej mase i amortizuar dhe po bëhet edhe rrezik për banorët
Isa Ullini banor i këtij fshati thotë se ka bërë kërkesë pranë zyrave të OSHEE por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Shqetësuese është fakti se në këtë segment rrugor ku edhe telat e elktrikut janë të amortizuara kalojnë çdo ditë fëmijë të shkollave ndaj ndërhyrja duhet të jetë sa më e shpejtë.Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem jo vetëm në këtë njësi, por edhe në shumë të tjera që bëjnë pjesë në bashkinë e Shkodrës.