Rrjeti i amortizuar lë pa energji Postribën/Banorët: Luhatjet e tensionit na kanë dëmtuar pajisjet elektroshtëpiake
Banorët e njësisë administrative Postribë në Bashkinë e Shkodrës shumicën e kohës e kalojnë në erresirë. Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në problem shqetësues në këtë zonë, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Shkak i ndëprerjes së energjisë sipas banorëve është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash.Ata thonë se OSHEE së fundmi ka kryer një investim vetëm në qendër të fshatit, ndërsa zonat e tjera kanë problem.Sipas banorëve luhatjet e energjisë iu kanë sjellë shpesh dhe dëmtimin e paisjeve elektroshtopiake dhe askush nuk është përgjigjur për dëmet e shkaktuara.Zgjidhja përfundimtare për banorët e Postribës është investimi në të gjithë rrjetin ku burime nga OSHEE thanë se është duke u punuar për projektin. Pasi është investuar në qendrën e fshatit, pritet të ndërhyhet edhe në zona të tjera të kësaj njësie.