Rrjeti i energjisë së amortizuar/Situata në Shtoj i Ri vijon prej shumë vitesh, duke u kthyer në shqetësim për banorët
Kjo është gjendja e linjës elektrike në fshatin Shtoj i Ri në njësinë administrative Rrethina. Një pjesë e përcjellësve të energjisë janë të varur nëpër pemë, pasi shtyllat janë rrëzuar apo dhe mungojnë fare.Kjo situatë vijon prej shumë vitesh, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët e kësaj zone. Në këto kushte banorët thonë se shpesh herë ka shkëputje të energjisë, ndërsa luhatjet u kanë dëmtuar dhe paisjet elektroshtëpiake. Janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, por askush nuk u jep përgjigje për shqetësimin që kanë. Banorët bëjnë thirrje që të merren masa për zgjidhjen e kësaj situate.