Rrjeti kullues dhe vaditës – Bashkia Shkodër punon paralelisht për kanalet kulluese dhe vaditëse

hasa rrjeti kullues vadites

Prej disa ditësh, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër po punon për pastrimin e kanaleve në njësitë administrative.

Në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, është bërë i mundur pastrimi i një kanali kullues me gjatësi 2 km. Kjo ndërhyrje synon përmirësimin e shërbimeve për banorët e zonës.

Gerald Gasa, administrator i Njësisë Administrative Rrethina, theksoi se puna vazhdon dhe se do të ketë efekte të dukshme për të gjithë komunitetin.

Ndërkohë, në Njësinë Administrative Guri i Zi po kryhen rikonstruksione të kanaleve vaditëse me gjatësi 4 km, që do t’u shërbejnë disa fshatrave të kësaj njësie për vaditjen e tokave bujqësore.

Përveç pastrimit të kanaleve, po realizohet edhe transportimi i mbetjeve, si dhe sistemimi i barrierave mbrojtëse në zonën e Bleranit, gjatë këtij fillimi viti. Më pas, puna do të vijojë në zona të tjera problematike si Muriqani dhe Dajçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.