Rrjeti social X do të tarifojë përdoruesit e rinj 1 dollarë në vit
Rrjeti i njohur X (Twitter) ka filluar të tarifojë përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine me 1 dollarë në vit për të hyrë në llogari, si pjesë e një prove të re.
Tarifa përfshinë retweet, pëlqim të postimeve dhe për t’iu përgjigjur postimeve. Ata që tërhiqen nga tarifa e abonimit do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video dhe të ndjekin llogaritë.
Platforma e mediave sociale tha se qëllimi është “reduktimi i spamit, manipulimi i platformës dhe aktiviteti i boteve”.
Llogaritë e reja do të kërkohen gjithashtu për të verifikuar numrin e tyre të telefonit, megjithëse Musk ka thënë se do të jetë ende falas krijimi i llogarive “vetëm për lexim”, të cilat nuk kanë karakteristika kryesore.
Muajin e kaluar, shefi i X, Tesla dhe SpaceX sugjeroi që të gjithë përdoruesit e X mund të duhet të paguajnë për akses.
Abonentët me pagesë të shërbimit të quajtur X Premium, paguajnë tani për më shumë veprime si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë.
X Premium aktualisht kushton 8 dollarë në muaj në SHBA. Çmimi ndryshon në varësi të vendit ku banon një perdorues, ndërsa përdoruesit e tjerë mund të përdorin ende X falas.
Javët e fundit, kompania është hetuar nga Bashkimi Evropian për përhapjen e mundshme të përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhës së urrejtjes, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Ajo është gjobitur gjithashtu nga mbikëqyrësi i sigurisë së internetit të Australisë për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve./BBC/