Rrok Academy: Klasa Junior dhe Classic – 25 gusht, në orën 20:30, pranë Muzeut Historik “Oso Kuka”

rrok academy

Më 25 gusht 2024, në orën 20:30, pranë Muzeut Historik “Oso Kuka” në Shkodër, do të zhvillohet një koncert i veçantë që bashkon studentët më të talentuar të muzikës nga Shkodra, Lezha, Tirana dhe Durrësi. Nën drejtimin e Brixhilda Martinit dhe maestro Paçalin Pavaci, Rrok Academy sjell përformancë muzikore të jashtëzakonshme, me talentët e rinj të klasave Junior dhe Classic.

Kuarteti i Harqeve: Një grup i përbërë nga violinistë do të interpretojnë një përzgjedhje të veprave të kompozitorëve klasikë dhe romantikë si Carl Bohm, Louis Spohr, Mikhail Glinka, Franz Joseph Haydn, Le Carnaval de Venise

Klasa Junior: Orkestra e Harqeve e Rrok Academy, e përbërë nga talente të rinj, do të performojë disa nga kryeveprat e kompozitorëve të mëdhenj: Antonio Vivaldi, Giacomo Puccini, Ottorino Respighi.

Kjo performancë do të shpalosë freskinë dhe pasionin e muzikantëve të rinj, të cilët, nën udhëheqjen e Martinit dhe maestro Pavacit, po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje të shkëlqyer muzikore.

Ky koncert dëshmon zhvillimin artistik të brezit të ardhshëm të muzikantëve në Shqipëri. E mbajtur në një mjedis të pasur historik, kjo mbrëmje do të përfaqësojë jo vetëm një homazh për traditën muzikore, por edhe një lidhje të fortë midis së shkuarës dhe së ardhmes.

Rrok Academy gjithashtu mbështetet nga partnerë kyç, si Bashkia Shkodër, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Instituti Italian i Kulturës, UCIMR, Thomastik-Infeld Vienna, Go2, Qendra Rinore Atelie, Galeria e Arteve Shkodër, Muzeu Historik Oso Kuka, Radio Televizioni Shqiptar dhe Artcom Studio.

Na bashkohuni për një mbrëmje melodish ndërkulturore!

•⁠ ⁠Shkodra Jazz Festival (SHJF), nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj, si një rrugëtim andrrash që zgjohet çdo ditë ndryshe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.