Rruga “Daut Boriçi” me ndriçim led / 11 rrugë në qëndër të qytetit janë përfshirë nga ky investim
Ndriçimi rrugor vijon të mbetet një nga prioritetet e Bashkisë së Shkodrës.
Pas përfundimti të plotë të vendosjes së ndriçmit Led në bulevardin” Mehmet Pashë Plaku”, pak ditë më parë ka nisur puna në rrugën “Daut Boriçi” pranë Urës Dervishbeg ku brenda pak ditësh do të pajiset me ndriçimin e ri LED, i gjithë ky segment .
Vetë qytetarët shkodranë vlerësojnë punën e bërë deri tani për ndriçimin e rrugëve të qytetit , por ndërkohë kërkojnë më shumë vëmendje në zona të caktuara , ku ka probleme me ndriçimin.
Janë 11 rrugë në qëndër të qytetit ku do të përfshihen nga ky investim, i cili pritet të përfundojë brënda 8 muajsh.
Ndriçimi aktual do të zëvëndësohet dhe do të bëhet me ndriçim LED, ku përvec kursimit të energjisë elektrike, do të jetë edhe një teknologji miqësore me mjedisin.