Rruga “Dergjini” e amortizuar / Rreth 100 familje lëvizin mes gropave dhe baltës
Rreth 100 familje në fshatin Golem të njësisë rrethina të bashkisë Shkodër vuajnë prej shumë kohësh mungesën e investime infrastrkturore.
Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin sërish ky segment rrugor nuk eshte rikonstruktuar asnjëherë, duke sjellë kështu vështirësi në lëvizje për banorët.
Jashtë kamerave, banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugës së fshatit.
Kjo lagje e fshatit Golem është ndërtuar me banesa të reja pas viteve 90-të duke e populluar këtë zonë, por problem për ta mbetet mungesa e investimeve.