Rruga e amortizuar e vinotekës / Shiu vështirëson lëvizjen e banorëve

rruga e amortizuar e vinotekes
Kjo është pamja në një nga rrugët në fshatin Grudë e Re, në njësinë administrative Rrethina .Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve në rrugën e Vinotekës.
Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë. Infrastruktura e dobët në këtë segment në zonën e Vinotekës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zones, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh, kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje.