Rruga e amortizuar në Stom-Golem/Me një gjatësi vetëm 30 metra por me shumë problematika

Rruga pranë shinave të trenit në Stom-Golem të njësisë adminsitrative Rrethina është tërësisht e amortizuar. Megjithëse me një gjatësi të shkurtër rreth 30 metra rruga është kthyer në problem për kalimitarët , pasi ka një lëvizshmëri të lartë gjatë gjithë ditës.
Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për asfaltimin e saj. Jo vetëm amortizimi i rrugës por edhe mungesa e ndriçimit në mbrëmje gjithashtu prezenca e disa betonëve në rrugë dhe e pusetave të hapura e kthejnë këtë rrugë të shkurtër me shumë probleme dhe të rrezikshme për kalimtarët dhe banorët e kësaj zone.