Rruga e Bërdicës e lënë në harresë,amortizimi i rrugës, dëmtimi i sinjalistikës disa nga problematikat
Edhe ky sezon veror e ka gjetur rrugën e fshatit Bërdicë pa asnjë investim
Me ndërtimin e aksit të ri që lidh Shkodrën me Velipojën, kjo rrugë është lënë harresë
Në këtë segment ndeshesh me një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi i sinjalistikës dhe e mbrojtëseve anësore, si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia , duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh .
Por, megjithëse është premtuar se do të ndërhyet për rikonstruksionin e saj dhe kthimin në kushte normale për qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve të zonës deri tani nuk është marrë asnjë masë
Kjo rrugë u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të fshatrave Darragjat, Bërdicë dhe Trush, të cilët lëvizin çdo ditë në këtë segment, që po degradohet dita ditës.