Rruga e dëmtuar përmes varrezave, banorët e Stom Golemit kërkojnë të ndërhyhet në infrastrukturën rrugore

Kjo është gjendja e rrugës përmes varrezave publike të “Stom Golemit” në Shkodër që lidhet me Golemin, Grudën e Re, dhe Hotin e Ri. Ka shumë vite në këtë gjendje, megjithatë nuk është ndërhyrë asnjëherë për rregullimin e saj. Kjo ka bërë që një pjesë e varrezave të dëmtohen nga uji.Banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt për faktin se është një zonë tejet e mbipopulluar dhe shërben për të shkurtuar  distancën mes fshatrave.

Prej vitesh, shqetësimi për këtë rrugë, që kalon përmes varrezave, është bërë prezent me dhjetra herë nga mediat dhe qytetarët, por nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim për përmirësimin e  saj. Kjo gjë tregon edhe mungesën e respektit për ata që nuk jetojnë më.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.