Rruga e Dukagjinit i merr jetën 56-vjeçarit/ Banorët: Prekal-Kir, mbetet rruga e vdekjes!

eskavatoristi

eskavatoristi

Ky është vendi ku një ditë më parë Zef Përndreu humbi jetën teksa ishte në krye të detyrës. Rrëshqitja e masivit shkëmbor në rrugën Prekal-Kir në Dukagjin bëri që eskavatori ku ndodhej Zef Përndreu të përfundojë rreth 80 metra në humnerë. Rruga Prekal-Kir është në rikonstruksion e sipër. Në disa pjesë të këtij aksi është dashur ndërhyrje për të zgjeruar rrugën përmes eskavatorëve. Në një pjesë të ngushtë të rrugës në tentativë për të shembur masivin shkëmbor, gurë të mëdhenj rrëshqitën në mënyrë të menjëhershme duke spostuar eskavatorin i cili përfundoi në humnerë duke i marrë jetën drejtuesit Zef Përndreu. Banorë të Dukagjinit rrëfejnë se ky aks rrugor edhe tani që është në rikonstruksion vijon që të mbetet rruga e vdekjes. Ndërsa ndjejnë keqardhje për aksidentin me pasojë fatale të eskavatoristit Zef Përndreu. Ndërkohë edhe një eskavator tjetër është i bllokuar nga masivi shkëmbor dhe ky aksident mund të ishte edhe më tragjik por eskavatoristi i dytë shpëtoi për mrekulli duke mos rënë në humnerë. Rruga e Dukagjinit në gjithë këto vite ka marrë afro 80 jetë njerëzish nga aksidentet rrugore. Bashkia Shkodër me mbështetjen e qeverisë nisi rikonstruksionin e 17 kilometrave të aksit Prekal-Kir si një kërkesë e vazhdueshme e banorëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.