Rruga e Dukagjinit mundësi për turizmin / Punimet për lotin e parë kanë mbërritur në kilometrin e pestë
Në rrugën e Dukagjinit po vijojnë punimet të cilat kanë mbërritur në kilometrin e 5-të të këtij segmenti rrugor që lidh fshatin Prekal me fshatin Lotaj. Për banorët dhe turistët ky segment rrugor do të thotë shumë jo vetëm për zhvillimin e turizmit por edhe zhvillimin e të gjithë zonës. Përfaqësuesi i firmës kontratuese thotë se punimet po ecin me shpejtësi ndërkohë që sipas tij ndërhyrja në këtë rrugë ka një vështirësi për shkak të terrenit. Projekti konsiston në sistemimin, profilimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.