Categories: AktualitetLajme

Rruga e Dukagjinit,vijojnë punimet /Pritet shpërthimi i telekomanduar i masivit të malit

Rruga e Dukagjinit  vijon ndërtimin e saj pavarësisht  rrezikshmërisë që krijon për shkak edhe motit të keq me rënien e masivëve të gurëve dhe dherave në këtë segment rrugor.

 Në kantierin e ndërtimit po punohet  nga kilometri zero deri në pikën 2.7 km, aty ku pritet ardhja e ekspertëve të xhenios për minosjen e masivit të malit, çka sjell më pas zhbllokimin e plotë të segmentit.

 Fatbardh Halili, teknik i firmës që po kryen punimet në këtë segment rrugor tregon edhe për ecurinë e punës.

Për banorët, ndërtimi i kësaj rruge është një ëndërr që po kthehet në realitet, por ato pranojnë edhe vështirësitë që ka ky segment rrugor ku kanë humbur shumë jetë njërëzish

Aksi rrugor Prekal – Lotaj, është segmenti i parë i rrugës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.

 Pas pezullimit disa ditor të punës pas aksidentit tragjik, firma kontraktuese po vijon punën dhe pritet që gjatë së mërkurës të kryhet edhe shpërthimi i telekomanduar për të shëmbur pjesën e masivit të malit , çka do të zgjidhë pikën në të cilën përbën rrezikshmëri për jetën e banorëve,  por edhe punonjësve të firmës që po bëjnë ndërtimin e këtij segmentit rrugor.

 Kjo rrugë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturë ,  jo vetëm për zonën e Dukagjinit ,por për të gjithë bashkinë Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.